image Lumir Abdixhiku do të anulojë tenderin 110 milionësh të ish-ministrit Pal Lekaj

Kosovë

Konferencë/ Lumir Abdixhiku do të anulojë tenderin 110 milionësh të ish-ministrit Pal Lekaj

news image

Ministri i Infrastrukturës nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku në konferencën e mbajtur tha se ka inicuar procedurat ligjore për anulimin e tenderit 110 milionësh të shpallur nga qeveria në largim e Ramush Haradinajt.

‘’Sot kam kërkuar nga organet përkatëse që urgjentisht të anulohet tenderi i shpallur nga ish-ministri i Infrastrukturës për ndërtimin e autostradës Banullë- Dheu i Bardhë’’, është shprehur Abdixhiku.

Abidixhiku ka theksuar gjithashtu se ka marrur dy opinione lidhur me vendimin e marrë nga qeveria në largim, se pa buxhet të aprovuar për vitin 2020 nuk duhet të fus në obligime financiare qeverinë e ardhshme.

‘’Është akt joligjor, prandaj kam inicuar procedurat ligjore për anulimin e këtij tenderi’’, tha Abdixhiku./ Gazeta Sinjali/