image Abdixhiku citon Rugovën: “Shtëpia nuk mbahet pa miq”, nuk mbahej dje, s’mbahet sot, s’do të mbahet as nesër

Politikë

Abdixhiku citon Rugovën: “Shtëpia nuk mbahet pa miq”, nuk mbahej dje, s’mbahet sot, s’do të mbahet as nesër

news image

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në fjalën e tij në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, ka cituar Presidentin Historik, Ibrahim Rugovën, i cili kishte thënë se “Shtëpia nuk mbahet pa miq”.

Abdixhiku tha aleancat nuk trashëgohen, por se fitohen, mbrohen dhe dorëzohen tek brezat e ardhshëm.

“Shtëpia nuk mbahet pa miq, nuk mbahej dje, s’mbahet sot, s’do të mbahet as nesër”, deklaroi Abdixhiku.

“Sikurse liria, edhe aleancat tonë nuk trashëgohen, ato fitohen, mbrohen, e dorëzohen tek brezat e tjerë. Si gjeneratë politike e sotme , e kemi për obligim, jo si borxh detyrimi por si sjellje fisnike, që këto aleanca t’ua mësijmë breznive që vijnë”, tha kreu i LDK-së.

“Aleatëve tanë që edhe sot na qëndrojnë në këtë shtëpi të madhe të demokracisë dhe shpalljes së pavarësisë u shtrijmë dorën e miqësisë dhe bashkëpunimit. Le të punojmë së bashku për një Kosovë që ne e ëndërrojmë bashkarisht”.”

Tutje, tha se Kosova u bë shtet i pavarur dhe sovran falë unitetit të brendshëm, lëvizjes paqësore dhe luftës çlirimtare, si dhe mbështetjes ushtarake dhe diplomatike nga jashtë

“Republika e Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran u bë falë unitetit tonë të brendshëm, lëvizjes paqësore dhe luftës çlirimtare, si dhe mbështetjes ushtarake dhe diplomatike nga jashtë. U bë sepse treguam dhe dëshmuam kulturë të brendshme politike, dhamë të gjithë potencialin tonë kombëtar dhe krijuam ura bashkëpunimi mes vete e aleatëve, prandaj edhe kapërcyem sfida të pakapërcyeshme më parë”, deklaroi ai.

/GazetaSinjali/