image “Lulishte kanabisi në Fushë-Krujë”, arrestohet 53-vjeçarja, bashkëshorti në arrati

Shqipëri

“Lulishte kanabisi në Fushë-Krujë”, arrestohet 53-vjeçarja, bashkëshorti në arrati

news image

Një 53-vjeçare në fshatin Halil të Fushë-Krujës është arrestuar nga policia, ndërkohë është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj L. B., 54 vjeç, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë mbjellë me kanabis një sipërfaqe toke në fshatin Zgërdhesh.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, si rezultat i kontrollit të territorit kanë evidentuar një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Zgërdhesh, Fushë-Krujë.

“Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasen Sh. B., 53 vjeçe dhe shpallën në kërkim bashkëshortin e saj, shtetasin L. B., 54 vjeç, pasi dyshohen si autorë të kultivimit të fidanëve narkotikë “cannabis sativa” që janë gjetur gjatë kontrollit në një sipërfaqe toke në fshatin Zgërdhesh, Fushë Krujë”, thuhet në njoftimin e policisë.

/GazetaSinjali/