image Lulëzojnë 100-shet e falsifikuara në Kosovë - Sekuestrohen mijëra euro për një javë

Siguri

Lulëzojnë 100-shet e falsifikuara në Kosovë – Sekuestrohen mijëra euro për një javë

news image

Ditëve të fundit në vendin tonë është vërejtur një rritje e rasteve të paraqitura që kanë të bëjnë me falsifikim të parave.

Që nga data 13 mars e deri më 19 mars në Kosovë janë lajmëruar rreth 25 raste të falsifikimit të parave, raporton Gazeta Sinjali.

Në bazë të raportit nga Policia e Kosovës, rastet me falsifikim të parave prijnë në Prishtinë, ku për 7 ditë janë paraqitur 17, kurse rastet e tjera janë paraqitur në Podujevë, Ferizaj, Vushtrri, Fushë Kosovë, Pejë dhe Gjakovë.

Nga tërë këto raste të raportuara në Polici janë paraqitur si të falsifikuara rreth 4579 euro.

Kurse, kartëmonedha e cila është raportuar më së shumti gjatë këtyre ditëve si e falsifikuar është ajo 100 euro.

/GazetaSinjali/