Mikrobiologu Lul Raka, ka thënë se Kosova mund të gjunjëzohet përballë koronavirusit nëse qytetarët nuk vazhdojnë t’i zbatojnë udhëzimet Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
“Nëse mungojnë udhëzimet e Institutit, dhe zbatimi i tyre nga popullota atëherë ekziston rreziku që Kosova të ketë pasoja të rënda”, është shprehur Raka.
Raka gjithashtu ka theksuar se në fillim ka ekzistuar frika më e madhe për shkak të asaj që shihej nga shtetet e fuqishme, si Italia.
“Në fillim jemi frikësuar që do ta kemi fatin e njejtë me Italinë e shtetet e tjera të fuqishme, të cilat u prekën nga virusi”, tha ai.
Më tutje, ai ka deklaruar që në Kosovë, nuk janë kapacitetet e kënaqeshme shëndetësore që të përballemi me koronavirusin, prandaj, sipas tij, udhëzimet duhet respektuar patjetër, në mënyrë që të shmanget përhapja e virusit.
“Krahasuar me shtetet e fuqishme, ne duhet t’i kemi parasyshë kapacitetet shëndetësore, pikërisht nga kjo frikë që mund të kalohen kapacitetet shëndetësore, këshillat kanë vazhduar të përsëriten dhe mirë që janë zbatuar”, përfundoi Raka në Dukagjin./ Gazeta Sinjali/