image Luksmeburgu përmes UNICEF-it ndihmon Kosovën me 1.5 ton pajisje mbrojtëse shëndetësore

Kosovë

Pandemia/ Luksmeburgu përmes UNICEF-it ndihmon Kosovën me 1.5 ton pajisje mbrojtëse shëndetësore

news image

Gjatë ditës së sotme kanë mbërritur dërgesa nga Luksemburgu përmes UNICEF-it, me 1.5 ton pajisje profesionale mbrojtëse.

Që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit, UNICEF-i ka ofruar 36 mijë e 200 dorëza, 33 mijë e 600 maska ​​kirurgjike, 2 mijë e 700 maska ​​me mbushje të dendur, 1000 kominoshe për mbrojtje, 17 mijë e 860 mantele, 2 mijë e 800 përparëse mbrojtëse si dhe 81 termometer infra red klinik si mbështetje për reagimin e Kosovës ndaj pandemisë. Dhjetë përqind e këtyre furnizimeve janë dorëzuar në Spitalin në Mitrovicën e Veriut dhe në atë në Graçanicë.

Mbështetja e sotme është mundësuar si pjesë e programit të UNICEF-it për Vizitat në Shtëpi që financohet nga Qeveria e Luksemburgut.

Gjatë katër viteve të kaluara, ky program e ka mbështetur shtrirjen e sistemeve shëndetësore tek më shumë se 35 mijë fëmijë dhe 15 mijë gra shtatzëna.

Si reagim ndaj Covid- 19, Zyra e Luksemburgut në partneritet me UNICEF-in do të vazhdojë të ofrojë pajisje personale mbrojtëse shtesë për punonjësit shëndetësorë të vijës së parë. Dërgesat tona të tjera në kuadër të kësaj linje përfshijnë (40 koncentrues oksigjeni, etj).

Shefi i zyrës së UNICEF-it, Murat Sahin tha se “Zyra e UNICEF-it në Kosovë do të vazhdojë t’i mbështesë institucionet dhe komunitetet në tërë Kosovën për t’i kapërcyer sfidat që janë paraqitur si pasojë e COVID-19. Ne e dimë se fëmijët dhe të rinjtë vuajnë në mënyrë disproporcionale nga COVID-19. Gjersa vazhdojmë të ofrojmë furnizime që shpëtojnë jetë përmes mbështetjes bujare të donatorëve tanë përfshirë këtu Qeverinë e Luksemburgut, ne do t’i përmirësojmë programet në mënyrë që çdo fëmijë dhe i ri të ndihmohet me planet e reagimit dhe rikuperimit ndaj COVID-19”./ Gazeta Sinjali/