Sulmuesi i Belgjikës, Romelu Lukaku ka folur lidhur me Cristiano Ronaldon pas fitores ndaj Portugalisë.
Belgjika shënoi fitore minimale ndaj Portugalisë, kësisoj u kualifikua në raundin tjetër.
Pas ndeshjes, belgu foli për CR7, duke e cilësuar si lojtari më i mirë në botë.
“Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, pra nuk është lehtë të luash kundër tij”, tha shkurtimisht ai.
Ndërkohë, mbetet të shihet nëse kjo ishte “Euro” e fundit për CR7. /Gazeta Sinjali Sporti/