Interi ka njoftuar gjatë ditës së sotme për largimin e trajnerit Antonio Conte nga klubi, raporton Sinjali Sport.
Pas këtij largimi ka reaguar edhe sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, duke e falënderuar trajnerin.
“Faleminderit Antonio. Ju më keni ndryshuar si lojtar dhe më keni bërë më të fortë, ne fituam bashkë falë kësaj”, ka thënë Lukaku.
Tutje Lukaku është shprehur shumë krenar që ka pasur një trajner sikurse tekniku italian.
“Fitorja ka qenë gjithmonë ajo çfarë ju keni dashur. Do t’i marrë këshillat e juaja gjatë gjithë karrierës sime. Ju kam borxh shumë”, përfundoi Lukaku.
Në dy sezone me Interin, italiani ka arritur që të fitojë një trofe Scudetton dhe një herë ishte finalist i Europa League, në sezonin e kaluar. /Gazeta Sinjali Sporti/