image Lukaku konfirmon qëndrimin te Interi, motivohet nga biseda me trajnerin e ri

Futboll

Lukaku konfirmon qëndrimin te Interi, motivohet nga biseda me trajnerin e ri

news image

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku ka konfirmuar se do qëndrojë në “San Siro” dhe që ka folur me trajnerin e ri, duke i dhënë fund spekulimeve për largimin nga skuadra italiane, transmeton Sinjali Sport.

Sulmuesi ishte i lidhur me rikthimin në Premierligë, aty ku kërkohet nga Chelsea dhe Manchester City.

Sidoqoftë, belgu kaloi sezonin më të mirë të karrierës duke fituar Seria A dhe nuk ka vëmendje për t’u larguar.

“Do qëndrojë te Inter. Kam biseduar me personin që do bëhet trajneri ynë i ri”.

“Ndoshta nuk duhet ta them, por ishte bisede vërtetë pozitive”, deklaroi ai.

Simeone Inzaghi pritet që nesër zyrtarisht të bëhet trajner i Interit duke nënshkruar kontratë dyvjeçare. /Gazeta Sinjali Sporti/