image Lugina e Vdekjes regjistron temperaturë rekorde 53 gradë në shtator

Botë

Lugina e Vdekjes regjistron temperaturë rekorde 53 gradë në shtator

news image

Në Parkun Kombëtar të Luginës së Vdekjes në Kaliforni, u vendos një rekord i ri i temperaturës botërore për shtator, teksa në Furnace Creek u matën 53 gradë të pabesueshme.

Pavarësisht se u vendos rekordi i temperaturës së shtatorit, meteorologët nuk presin që të tejkalohet rekordi absolut prej 56.6 gradë Celsius në Tokë, e cila u regjistrua po ashtu në Luginën e Vdekjes më 10 korrik 1913.

“Toka nxehet, ne kemi matur temperaturat prej 53 gradë. Më pas toka po rrezaton nxehtësi përsëri në ajër,” tha zëdhënësja e Parkut Kombëtar të Luginës së Vdekjes, Abby Wines, sipas televizionit CBS.

Ngritja e fundit e temperaturave vjen më pak se një muaj pasi shiu munsonik shkaktoi përmbytje në Parkun Kombëtar të Luginës së Vdekjes, duke dëmtuar rëndë disa rrugë.

/GazetaSinjali/