image Lugati planifikon që sonte t’i kërkojë falje Alisës

Bota e Yjeve

Lugati planifikon që sonte t’i kërkojë falje Alisës

news image

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Stresi dhe Lugati kanë folur pak rreth natës së sonte Prime, e cila do të fillojë nga ora 21:00 dhe do të transmetohet në ekranet e Klan Kosovës dhe ArtMotion.

Lugati ka bërë të ditur se sonte do t’i kërkojë falje Alisës për reagimin e tij revoltues kur ajo bëri shaka me banorët, duke iu thënë se ishte “shtatzënë”.

“Unë kam me i kërku falje me shumë qetësi, sepse ata janë prekur shumë”, ka thënë Lugati.

Ndërsa, Stresi tregon edhe arsyen pse i ka kërkuar falje MC Bekës, ndërsa ka thënë se është pikërisht historia e artistit që tregoi se vuan nga sëmundja e diabetit, që e bëri të ndryshojë mendje.

/GazetaSinjali/