image Lufthansa e Gjermanisë anulon fluturimet drejt Kinës - shkak parandalimi i përhapjes së virusit

Botë

Botë/ Lufthansa e Gjermanisë anulon fluturimet drejt Kinës – shkak parandalimi i përhapjes së virusit

news image

Vendimi i Lufthansa pason me veprime të ngjashme të linjave tjera ajrore si American Airlines, British Airways. Virusi vdekjeprurës ka origjinën në Kinë, por  rastet që prej asaj kohe janë regjistruar edhe në disa vende të tjera.

Linja ajrore e flamurit Lufthansa njoftoi të mërkurën se do të pezullojë të gjitha fluturimet drejt territorit të Kinës deri më 9 shkurt, pasi është rritur numri i vdekjeve në 170 nga koronavirusi kinez.

Sëmundja ka infektuar mbi 7 mijë njerëz deri më tani, shumica e tyre në provincën qendrore kineze Hubei. Dhjetëra raste janë raportuar në më shumë se 10 vende të tjera, përfshirë Gjermaninë.

Vendimi i Lufthansa ndikon gjithashtu në fluturimet që drejtohen nga filialet e saj Swiss dhe Austrian Airlines.

Secili prej transportuesve do të fluturojë drejt destinacioneve të tyre në Kinë “një herë të fundit” për t’u dhënë pasagjerëve dhe ekuipazhit “mundësinë për t’u kthyer në Gjermani, Zvicër dhe Austri”, tha grupi Lufthansa në një deklaratë, duke shtuar se fluturimet për në Hong Kong do të vazhdonin. 

Kompania, një nga grupet më të mëdha ajrore të Evropës, zakonisht kryen 73 fluturime drejt dhe nga territori i Kinës çdo javë. /Gazeta Sinjali/