Prej ditësh Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle të rregullta për të penalizuar dhe sekuestruar fishekzjarret që shiteshin në dyqane e supermarkete.
Por shqiptarët nuk dinë të heqin dorë nga mënyra e tyre e festimit, dhe meqë ministri Lleshaj u hoqi fishekzjarret, ata morën në dorë kallashët.
Pamjet e mëposhtme të publikuara në rrjetet sociale tregojnë se sa më i vogël të ketë qenë përdorimi i lëndëve piroteknike nga qytetaët, aq më tepër duket sikur është shtuar zëvendësimi i tyre më një kallashnikov, pushkë apo pistoletë.
Ndërkohë që Policia kishte lajmëruar një plan masazh, madje të ashpra për mbarëvajtjen e festimeve dhe sigurinë e qytetarëve, këto pamje tregojnë të kundërtën dhe për më shumë komentojini vetë.