Manchester City u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Qytetarët” morën një barazim në ndeshjen e dytë në Spanjë, duke barazuar 0-0, por epërsia 1-0 në favor të anglezëve në sfidën e parë në Etihad bëri që skuadra e Guardiolas të kalojë tutje, shkruan Sinjali Sport.
Sidoqoftë, në fund të ndeshjes u panë tensione të mëdha në fushë, teksa futbollistët spanjoll i lëshuan nervat.
Në një moment në minutën e fundit të kohës së rregullt, mesfushori anglez Foden u ankua për një ndërhyrje ndaj futbollistit të Atleticos, teksa futbollisti serb Savic mundohet ta tërheq zvarrë anglezin.
Lufta si duket ka vazhduar edhe në tunel, teksa futbollisti i Atleticos, Šime Vrsaljko hodhi shishe në drejtim të lojtarëve të Man Cityt, teksa mundohet t’i vërsulet fizikisht një futbollisti.
Më poshtë gjeni pamjet.
Footage of Atletico Madrid and Manchester City players in the tunnel after the game. ????
— Squawka News (@SquawkaNews) April 13, 2022
(via @binbinks33) pic.twitter.com/4BOxOvoNzA