image Lufta e PSG dhe Chelseat për Hakimin, mbrojtësi i Interit preferon francezët

Futboll

Lufta e PSG dhe Chelseat për Hakimin, mbrojtësi i Interit preferon francezët

news image

Achraf Hakimi ka zhvilluar rol të rëndësishëm në fitimin e Scudettos vitin e kaluar, por shkaku i gjendjes financiare, klubi detyrohet ta shesë, transmeton Sinjali Sport.

Chelsea dhe PSG janë dy skuadrat më të interesuara për Hakimin dhe “Blutë” kanë përgatitur ofertë prej 43 milionë eurove plus Emerson Palmierin që ta bindin klubin italian.

Sidoqoftë, gazetari francez Romain Collet-Gaudin thotë se Hakimi preferon kalimin te PSG dhe tani varet nga “Parisienët” që të arrijnë marrëveshje.

Pavarësisht gjendjes financiare të vështirë, Inter thuhet se ka refuzuar 60 milionë euro nga PSG për marokun, duke kërkuar 80 milionë euro.

Hakimi ka regjistruar shtatë gola dhe 10 asistime në edicionin e kaluar të Seria A. /Gazeta Sinjali Sporti/