Chelsea me lehtësi dominon derbin londinez ndaj Tottenhamit, raporton Sinjali Sport.
Blutë i mposhtën Spurs në “Tottenham Stadium” me rezultat 0-3.
Momenti kur u inkuadrua Ngolo Kante në minutën e 46 bëri që të ndryshojë gjithçka.
Thiago Silva në minutën e 49-të realizoi për golin e epërsisë, derisa Kante e dyfishoi me anë të një goditje e cila u devijua.
Për golin e tretë u përkujdes Antonio Rudiger në kohën shtesë 92′.
Me këtë fitore Chelsea barazohet me pikë me Liverpoolin dhe Man Utd në krye me nga 13 pikë, ndërsa Tottenham mbetet prapa me 9 pikë në vendin e shtatë.