Lojtarët që e përfaqësojnë Kosovën në futsall janë parë duke konsumuar cigare para nisjes për në Gjeorgji, aty ku do të mbahet raundi i parë kualifikues për kampionatin evropian “Euro 2022”.
Përqëndrimin dhe përgatitjen për kampionatin evropian, lojtarët e Kosovës kanë zgjedhur ta bëjnë duke konsumuar cigare jashtë airoportit “Adem Jashari”, aty ku janë mbledhur para nisjes, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë fazë, Dardanët do t’i luajnë tri ndeshje parakualifikuese, duke filluar që nga ndeshja e nesërme kundër Austrisë në orën 16:00. Pasnesër ata luajnë kundër Gjermanisë në po të njëjtën orë, për ta mbyllur këtë fazë më 2 shkurt me ndeshjen kundër Gjeorgjisë në orën 20:00. /Gazeta Sinjali/