Përveç veturave, shumë qytetarë përdorin edhe autobusët si mjet për të udhëtuar. Tash në kushte të pandemisë është zvogëluar kapaciteti i udhëtarëve të lejuar, mirëpo jo të gjithë e respektojnë këtë masë, shkruan Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues ka dërguar fotografi në adresë të Sinjalit ku shihet numër i madh i njerëzve në një autobus.
Bëhet fjalë për një nga kompanitë që kanë autobusë në drejtimin Prishtinë- Podujevë.
“Në autobusin kanë qenë mbi 100 persona, madje një udhëtares i ka rënë të fikët“, ka thënë sinjalizuesi.