Dogana e Kosovës me qëllim mbrojtjes së shoqërisë dhe luftimit të krimit dhe kontrabandës ka ndërmarrë veprime konkrete, tha drejtoria i Doganave të Kosovës Agron Llugaliu para mediave.
Më tej ai theksoi se Dogana e Kosovës në vitin e kaluar ka treguar rezultate të mëdha edhe të zbulimi i mallrave të ndaluara të cilat nuk kanë ndikim të drejperdrejtë në taksa, por efekti në mbrojtjen e shoqerisë është shumë i lartë, ku me veprimet e zyrtareve të Doganës janë zbuluar 83.6 kg substancë narkotike Heroinë.
Drejtori theksoi se si rezultat i informatës së Doganes së Kosoves, në Turqi janë ndaluar 108 kg narkotik Heroinë të cilat dyshohet se kanë pasur destinacion Kosovën.
Llugaliu, tregoi se në aktivitete të përbashketa me Policinë, jane zbuluar 10 mijë bimë narkotike në vlerë prej rreth 6 milionë euro dhe laboratori i kultivimit të bimëve në vlerë prej afro 1.5 milionë euro.
Drejtori i Doganave të Kosovës tregoi se gjatë kontrollit të një dërgese me mallra në import janë zbuluar 70 kilogramë narkotik.