image Policia kap mbi 3 kg heroinë dhe arreston 4  të dyshuar

Siguri

Policia kap mbi 3 kg heroinë dhe arreston 4  të dyshuar

news image

Përdorimi i substancave narkotike dhe shitja e tyre vazhdojnë të jenë prezentë në vendin tonë, e që për një pjesë të popullatës mbesin shqetësim.

Policia e Kosovës, njofton se njësitë policore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – DHTN, si rezultat i punës hetimore dhe operative në teren, sot rreth orës 11:00 në Fushë Kosovë kanë ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore, të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari kosovar i shoqëruar nga e dyshuara kosovare, nën dyshimin se i njëjti ishte duke transportuar substancë narkotike të llojit Heroinë.

Më tej në njoftimin e Policisë thuhet se pas ndalimit të mjetit të lartcekur përkundër tentativës së personit të dyshuar për të ikur nga vendi i ngjarjes, i njëjti është ndaluar nga zyrtarët policor ku gjatë kontrollit të realizuar tek automjeti i tij janë gjetur gjashtë paketime të mbështjellura, me substancë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë me peshë prej gjithsej 3 kg 64 gr.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori kujdestar si dhe gjyqtari i procedurës paraprake me urdhër të së cilëve janë realizuar dy bastisje në dy lokacione të ndryshme, njëra në Fushë Kosovë e tjetra në Komoran.

Policia njofton se me këtë rast janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale si në vijim: 6 paketime me substancë narkotike të llojit mariuhanë me peshë 102 gr.

Një tabletë e gjysmë substancë e dyshuar e llojit ekstazi.

2 grindera.

1 peshore.

4 telefona mobil.

1 veturë.

Si dhe është sekuestruar sasia e lartcekur e substancës së llojit Heroinë prej 3 kg 64 gr.

Sipas Policisë lidhur me rastin janë arrestuar katër persona të dyshuar dy femra dhe dy meshkuj kosovarë të përfshirë në rast, të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/