image Lladrovci vazhdon ta mbajë fotografinë e Hashim Thaçit në zyrë

Politikë

Lladrovci vazhdon ta mbajë fotografinë e Hashim Thaçit në zyrë

news image

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, nuk e ka larguar ende fotografinë e Hashim Thaçit nga zyra e tij në komunë.

Lladrovci ka publikuar një foto me një mbishkrim në Facebook, dhe aty shihet se ende e ka fotografinë e ish-presidentit.

Përveç fotografisë së Thaçit, ai mban në zyrë edhe fotografinë e Presidentes Vjosa Osmani, ashtu siç e përcakton ligji.

Sipas Ligjit për Protokollin e shtetit, neni 20, paragrafi 3, fotografinë e Presidentes Osmani obligohen ta mbajnë në zyra të gjithë institucionet e Republikës së Kosovës.

 /Gazeta Sinjali/