image Lladrovci në zyre ende me fotografi të Thaçit, tregon a do ta zëvendësojë me të Osmanit

Politikë

Lladrovci në zyre ende me fotografi të Thaçit, tregon a do ta zëvendësojë me të Osmanit

news image

Kryetari i Komunës së Drenasit dhe anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci, në zyrën e tij e ka të vendosur në kornizë ende fotografinë e ish-presidentit Hashim Thaçi, ani pse ai do të duhej ta ndërronte me fotografinë e presidentes aktuale, Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Sinjali.  

Ai ka thënë se është institucionalist dhe do ta zëvendësojë fotografinë e presidentes, Vjosa Osmani, kur t’i vjen koha.

Sipas Ligjit për Protokollin e shtetit, neni 20, paragrafi 3, fotografinë e Presidentes Osmani obligohen ta mbajnë në zyra të gjithë institucionet e Republikës së Kosovës.

Ne nuk e kemi obligim ta vendosim që ditën e parë sepse edhe ato e duan një procedurë prokurimi. Jemi institucionalist dhe do ta vendosim fotografinë e presidentes kut t’i vjen momenti. Ne nuk mundemi ta heqim fotografinë e presidentit Thaçi nga korniza dhe në atë kornizë ta vendosim atë të presidentes Vjosa Osmanit se i vjen mërzi edhe asaj”, u shpreh Lladrovci në Kanal10.

Më 12 prill 2021, në përputhje me Protokollin e Shtetit, është përzgjedhur fotografia zyrtare e Presidentes Vjosa Osmani, e cila është vendosur në Presidencë dhe e njëjta u është dërguar edhe Qeverisë së Kosovës, Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese.

Sipas njoftimit të presidencës, fotografia zyrtare e Presidentes Osmani është përzgjedhur nga një komision i përbërë prej katër artistëve, përfaqësuesi i protokollit të shtetit, përfaqësuesi i protokollit të Kuvendit të Kosovës dhe dy përfaqësues nga Presidenca e Kosovës.

/Gazeta Sinjali/