image Lista Serbe kërcënon seriozisht Kosovën pas dënimit të Todosijeviqit me dy vite burgim

Kosovë

Deklaratë/ Lista Serbe kërcënon seriozisht Kosovën pas dënimit të Todosijeviqit me dy vite burgim

news image

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka kërcënuar se Lista Serbe do të largohet nga të gjitha institucionet e Kosovës, nëse Gjykata e Apelit i vërteton dënimin me burgim prej dy viteve Ivan Todosijeviqit për shkak të deklaratës së Todosijeviqit për masakrën e Reçakut.

Në një konferencë për media, Rakiq tha se vendimi i sotëm nga Gjykata e Kosovës do të mbetet njollë për sistemin e drejtësisë.

Ai shtoi se “praktika vazhdon që serbët duhet të dëshmojnë pafajësinë e tyre, ndryshe nga të gjitha sistemet e tjera të rregulluara, ku prokuroria është ajo që duhet të tregojë fajësinë e dikujt”.

Ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, është dënuar me dy vjet burgim pasi është shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut.

Lidhur me këtë, ai akuzohej për veprën penale “nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”./Gazeta Sinjali/