Të dielën me fillim nga ora 20:45, Kosova përballet me Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kombeve.
Kosova do të hyjë në këtë ndeshje me mungesa të mëdha, pasi që gjashtë futbollistë që ishin në ndeshjen me Moldavinë nuk do të paraqiten ndaj Greqisë.
Megjithatë, Kosova do të ketë prapë disa lojtarë tejet kualitativ, shkruan Sinjali Sportiv.
Kjo është lista e plotë e futbollistëve që do të jenë në dispozicion të Bernard Challandes për ndeshjen ndaj Greqisë:
Portierë:
Samir Ujkani
Aro Muric
Visar Bekaj
Mbrojtës:
Florent Hadergjonaj
Mergim Vojvoda
Fidan Aliti
Amir Rrahmani
Armend Thaqi
Ibrahim Dresheviq
Mesfushorë:
Florent Hasani
Anel Rashkaj
Rron Broja
Valon Berisha
Bersant Celina
Arber Zeneli
Bernard Berisha
Besar Halimi
Sulmues:
Atdhe Nuhiu