Është mbyllur edhe xhiroja e 12-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Kjo xhiro ka prodhuar rezultate befasuese, por edhe gola në çdo takim të zhvilluar këtë javë.
Gerhard Progni ka realizuar përsëri për skuadrën e Gjilanit dhe më tutje është në krye të listës së golashënuesve me tetë gola të realizuar.
Kurse, mbrojtësi i djathtë i Prishtinës – Besnik Krasniqi me golin e sotëm është afruar në listë me gjashtë gola të shënuar.
Lista e golashënuesve më të mirë në Superligën e Kosovës:
Gerhard Progni (Gjilani) – 8 gola
Kreshinik Uka (Drenica) – 6 gola
Ermal Krasniqi (Ballkani) – 6 gola
Besnik Krasniqi (Prishtina) – 6 gola
Denisson Silva (Drenica) – 5 gola