image 50 zyrtarë e deputetë të Kuvendit të Kosovës janë testuar për COVID-19

Kosovë

50 zyrtarë e deputetë të Kuvendit të Kosovës janë testuar për COVID-19

news image

Deputetë dhe zyrtarë të tjerë të Kuvendit të Kosovës që kishin kontakte me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashin, dje janë testuar për COVID-19.

Drejtori për Media dhe Marrëdhënie me Publikun në Kuvendin e Kosovës, Musli Krasniqi ka thënë për Gazetën Sinjali se 50 persona, në mesin e tyre edhe deputetë që kishin kontakt me Gashin janë në pritje të rezultateve për të mësuar nëse janë infektuar me COVID-19.

“Unë mund ta konfirmoj se janë testuar 50 persona, në mesin e tyre deputetë dhe pjesë të stafit të Administratës dhe staf tjetër i Kuvendit edhe jemi në pritje të rezultateve. Dje janë testuar”, ka thënë Krasniqi

Arben Gashi tash e katër ditë po qëndron në shtëpi, pasi bashkë me familjen e tij u infektuan me COVID-19. I kontaktuar nga Gazeta Sinjali, ai ka thënë se e ka dërguar në Kuvendin e Kosovës një listë të personave me të cilët kishte pasur kontakt.

“Sekretarisë së Kuvendit ia kam dorëzu një listë të njerëzve që i kam kontaktu”, ka thënë Gashi. /Gazeta Sinjali