image Jeta Statovci folëse në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Politikë

Jeta Statovci folëse në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

news image

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci do të jetë pjesë e Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i organizuar nga Presidenca.

Statovci në këtë forum do të jetë në cilësinë e folëses ku do të diskutohet për gratë, paqen dhe sigurinë.

Ndryshe, Statovci është kryetare e degës së Partisë Guxo në Prishtinë.

Me iniciativë të presidentes Vjosa Osmani, më 22-23 tetor, në Prishtinë i zhvillon punimet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, një organizim i pari i këtij lloji në historinë e Kosovës.

Forumi organizohet në bashkëpunim me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schëarz dhe mbështetet nga partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Në edicionin e parë të tij, WPS, pritet të grumbullojë mbi 400 pjesëmarrës, nga vende të ndryshme të botës, në fokus të të cilit do të jetë trajtimi i çështjeve që ndërlidhen më gratë, paqen dhe sigurinë.

Në këtë Forum, pritet të marrin pjesë liderë botërorë, ekspertë, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj dhe përfaqësues nga grupe të tjera të interesit.

Forumi synon të diskutojë jo vetëm sfidat në përballje me paqen dhe sigurinë globale, por edhe trajtimin dhe zgjidhjet eventuale.

Ndryshe, WPS është Forum, i cili paraqet një nga zotimet e institucioneve të Kosovës për Samitin për Demokraci, të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.

/GazetaSinjali/