image Pasi u infektua, Arben Gashi e dërgoi në Kuvend një listë të personave me të cilët kishte kontakt

Politikë

Pasi u infektua, Arben Gashi e dërgoi në Kuvend një listë të personave me të cilët kishte kontakt

news image

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi tash e katër ditë po qëndron në shtëpi, pasi bashkë me familjen e tij u infektuan me COVID-19.

I kontaktuar nga Gazeta Sinjali, Gashi ka thënë se e ka dërguar në Kuvendin e Kosovës një listë të personave me të cilët kishte pasur kontakt.

“Sekretarisë së Kuvendit ia kam dorëzu një listë të njerëzve që i kam kontaktu”, ka thënë Gashi për Sinjalin.

Tutje, ai nuk ka dashur të flasë për gjendjen e tij shëndetësore.

“S’jam i interesuar të flas për këtë temë me thënë të drejtën”, ka thënë Gashi.

Të dielen, vetë Gashi përmes një postimi në Facebook njoftoi për infektimin, duke treguar edhe për simptomat që i ishin shfaqur.

“Të nderum miq, me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor. Faleminderit!”, kishte shkruar ai. /Gazeta Sinjali