image Lirohet njëri nga dy të arrestuarit nga policia serbe në Merdar, tjetri mbetet në paraburgim

Siguri

Lirohet njëri nga dy të arrestuarit nga policia serbe në Merdar, tjetri mbetet në paraburgim

news image

Gazeta Sinjali raportoi dje se mesditën e së shtunës policia serbe ka ndaluar dy qytetarë të Kosovës, afër fshatit Mirovc – Merdar të cilët, sipas policisë, mund të jenë çorientuar si pasojë e mjegullës dhe mund të kenë dalë në territorin e Serbisë.

Nga policia serbe ishin ndaluar asmblisti i PSD-së në Komunën e Podujevës, Blerim Maqestena dhe Berat Maxhuni, që të dy nga fshati Dumosh i Podujevës.

Ky i fundit është liruar sot. Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, Isa Ejupi, komandant në stacionin policor në Podujevë.

“Berat Mexhuani është liruar, ndërsa Blerim Maqastena ka mbetur në paraburgim prej 30 ditësh”, tha Ejupi./Gazeta Sinjali/