image Këta janë dy shqiptarët që u arrestuan nga policia serbe në Merdar

Kosovë

Këta janë dy shqiptarët që u arrestuan nga policia serbe në Merdar

news image

Dje pasdite policia serbe ka ndaluar dy qytetarë të Kosovës, afër fshatit Mirovc-Merdar të cilit, sipas policisë, mund të jenë çorientuar si pasojë e mjegullës dhe mund të kenë dalë në territorin e Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se personat e arrestuar janë Blerim Maqestena, i cili është asamblist i pavarur në Komunën e Podujevës dhe tjetri Berat Maxhuni, që të dy nga fshati Dumosh i Podujevës.

Blerim Maqestena

Për arrestimin e tyre ka reaguar edhe kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, i cili tha se ky është një veprim i papranushëm dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre./Gazeta Sinjali/