Në mesin e të arrestuarve për rastin “Brezovica” është edhe Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimi, për të cilin Gjykata në Ferizaj ka vendosur që të lirohet nga masa e paraburgimit.
Këtë për Sinjalin e ka konfirmuar avokati i Halimit, i cili tha se masa e paraburgimit atij i është zëvendësuar me masën e kufizimit të lëvizjes – i ndalohet t’i ofrohet vendit apo personit të caktuar .
Ai njoftoi se kjo masë e sigurisë i është caktuar për afat kohor prej 60 ditësh.
“Sot ai është në liri, përkatësisht në zëvendësim të masës prej paraburgimit në masën e kufizimit të lirisë, në kuptimin që të mos iu afrohet punës dhe vendeve të caktuara. Kjo masë do t’i vazhdohet për 60 ditë”, tha avokati për Sinjalin.