Ismet Osmani, i njohur si Curri është liruar gjatë ditës së sotme nga paraburgimi. Lajmi është konfirmuar për Gazetën Sinjali nga avokati i tij, Alban Arifi.
Ai ka thënë se klienti i tij Osmani është liruar gjatë ditës së sotme për shkak se nuk ka pasur më arsye për mbajtën e tij në paraburgim. Rasti i Osmanit, sipas avokatit është ende në fazën e hetimeve.
“Është liruar sot nga paraburgimi, kanë pushuar shkaqet e arrestimit dhe nuk ka më arsye për mbajtjen e tij në paraburgim, është ende në fazën e hetimit dhe nuk ka ndonjë aktakuzë të ngritur”, ka deklaruar avokati i Osmanit, Alban Arifi, raporton Gazeta Sinjali.
Biznismeni i njohur si Curri ishte arrestuar pesë muaj më parë në një aksion të Policisë së Kosovës së bashku me disa persona të tjerë të cilët dyshohen për veprën penale të fajdes, mashtrimit dhe detyrimit.