image Lirohet nga burgu ish-deputeti Etem Arifi

Drejtësi

Lirohet nga burgu ish-deputeti Etem Arifi

news image

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi, gjatë ditës së sotme është liruar nga burgu, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar vetë deputeti Arifi.

“Po unë jam liru sot. Me të vërtetë jam liru”, ka thënë ai për Sinjalin.

I pyetur se a ka përfunduar dënimi ndaj tij, Arifi është përgjigjur shkurtimisht për Sinjalin duke thënë vetëm “Po”.

Kujtojmë se Arifi, në prill të 2018, ishte shpallur fajtor për veprën penale “Mashtrim me subvencione”, nga Gjykata Themelore e Prishtinës dhe është dënuar me dënim me burgim prej 1 vjet e 3 muaj.

Ai akuzohej se ka shfrytëzuar pozitën e tij të deputetit për të ndikuar për dhënien e subvencioneve për OJQ-në “Zëri i Ashkalinjëve për Integrim”, duke siguruar në këtë mënyrë shumën prej 25.646.00 euro.

Këto para, sipas prokurorisë, nuk janë përdorur për qëllime për të cilat janë dhënë, por janë përvetësuar nga Arifi dhe Gashi për persona të tjerë Etem Arifi, në shtator të vitit 2020, është vetëdorëzuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, për vuajtje të dënimit.


/Gazeta Sinjali/