Është liruar hapësira publike në lagjen “Dardania” në Prishtinë e cila ishte “uzurpuar” nga një konstruksion metalik, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo u bë e ditur nga Komuna e Prishtinës, përmes një postimi në Facebook, në të cilën tha se pala që e ka vendosur konstruksionin metalik nuk i ishte përgjigjur thirrjeve të komunës për ta larguar atë.
“Lirohet hapësira publike në Dardani Ka kohë që ky konstruksion metalik në Dardani, i vendosur në hapësire publike, është nën vëzhgim të Inspekcionit. Pala nuk i është përgjigjur asnjë thirrjeje, dhe kësisoj nuk ka prezantuar as dokumentacion/leje për shfrytëzim. Konform ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, Inspektorët e terrenit kanë vazhduar procedurat deri në rrënim”, thuhet në njoftimin e komunës.
Drejtoria e Inspekcionit ka njoftuar se do të vazhdojë të angazhohet edhe më shumë në terren, ashtu që të “pamundësojë uzurpimin dhe degradimin e hapësirave publike”./Gazeta Sinjali/