image Lirohet Fjolla Morina

Drejtësi

Lirohet Fjolla Morina

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina është liruar nga paraburgimi, shkruan Gazeta Sinjali.

Fjolla ishte arrestuar më 19 korrik në Prishtinë pasi akuzohej për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, avokati i Fjolla Morinës, Fanol Krasniqi i cili tha se gjykata ka refuzuar kërkesën për ekstradimin e saj në Shqipëri dhe se gjykata ja ka ndërprerë asaj masën e paraburgimit.

Fjolla Morina ishte kërkuar nga Interpoli, pasi që vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ajo u kap me dy pistoleta në makinën e saj, e shoqëruar nga dy persona të tjerë. /GazetaSinjali/