image Lirohet Faik Fazliu

Drejtësi

Lirohet Faik Fazliu

news image

Është liruar ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Faik Fazliu, i cili u arrestua mbrëmë në një kafeteri në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për lirimin e tij e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kreut të kësaj organizate, Faton Klinaku.

“Ju informoj se sapo u lirua ish kreu i OVL UÇK-së, Faik Fazliu. Gjykata tani i ka edhe faktet me video, të ushtrimit të dhunës ndaj tij gjatë arrestimit”, shkroi ai në Facebook.

Gazeta Sinjali sot ka publikuar pamjet nga arrestimi i Fazliut, ku shihet se si një zyrtar policor, pas një fjalosje me të, e shtynë, duke e rrëzuar përtokë dhe pastaj ia vendos prangat./Gazeta Sinjali/