image Lirohen aktivistet Neri Ferizi dhe Anita Mjeku, u arrestuan në protestën për vrasjen e Hamide Magashit

Drejtësi

Lirohen aktivistet Neri Ferizi dhe Anita Mjeku, u arrestuan në protestën për vrasjen e Hamide Magashit

news image

Është liruar para pak minutash aktivistja nga Mitrovica, Neri Ferizi, së bashku me Anita Mjekun.

Ajo doli nga objekti i gjykatës, ku u mbajt seancë dhe u vendos për lirim.

Neri Ferizi u arrestua para dy ditësh dhe me urdhër të prokurorit u dërgua në mbajtje.

Ajo u mor si e dyshuar për shkak se në një protestë të grave u hodh një mjet shpërthyes tek Qeveria.

/GazetaSinjali/