Reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati, kontriboi në golin e parë të Dinamos nga Zagrebi.
Dinamo në “Maksimir” ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj skuadrës qipriote Omonia, në kuadër të rrethit të dytë eliminator të Champions League.
Kapiteni i Dinamos, Arian Ademi, u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 42-të, pas lëndimit në këmbën e djathtë.
Kastrati futet në lojë në minutën e 63-të dhe pas dy minutave asiston kur Mayer me një veprim mjeshtëror shënon për 1:0.
Jakiç në minutën e 81-të vulos fitoren e madhe të dinamovitëve, e cila ka një kapital të madh për takimin e kthimit. /Gazeta Sinjali Sporti/