image Lirë e mirë – Tre gjigantët evropian në garë për shërbimet e Aubameyang

Futboll

Futboll/ Lirë e mirë – Tre gjigantët evropian në garë për shërbimet e Aubameyang

news image

Merkatoja verore ende nuk ka filluar por skuadrat tashmë kanë filluar kontaktet me futbollistët që duan t’i transferojnë.

Siç shkruan ‘Mirror’, tri ekipe janë në garë për shërbimet e kapitenit të Arsenalit, Pierr Emerick Aubameyang, transmeton Gazeta Sinjali.

Pas Barcelonës, në garë për shërbimet e tij janë edhe Manchester United dhe Inter.

Çmimi i tij besohet të jetë 35 milionë euro duke e parë moshën. Por, Arsenal nuk dëshiron ta shesë atë tek rivali i tyre, Manchester United.

Inter po e mendon transferimin e tij në rast të largimit të Lautaro Martinezit. Kurse Barcelona e ka opsion të dytë nëse nuk arrin të transferoj Lautaro Martinezin. /Gazeta Sinjali/