image Lipjanasi në gjendje të dehur e sulmon bashkëshorten, e bën për spital

Siguri

Lipjanasi në gjendje të dehur e sulmon bashkëshorten, e bën për spital

news image

Një person është arrestuar dje në Lipjan. I njëjti dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervisimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Lipjan 07.10.2022, 02:19. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

/GazetaSinjali/