Futbollisti argjentinas Lionel Messi, të hënën fitoi trofeun e gjashtë të “Topit të Artë”.
Messi la pas Cristiano Ronaldon dhe u ngjit i vetëm në fron, transmeton Gazeta Sinjali.
Së fundmi, sulmuesi i Barcelonës ka folur për renditjen përfundimtare, teksa e ka cilësuar si turp renditjen e Sadio Manes.
“Është një turp që Mane përfundoi në vendin e katërt. Por, mendoj se ka pasur shumë lojtarë të mëdhenj në këtë sezon. Ja pse ishte e vështirë të zgjidhje një futbollist të veçantë. Për çmimet ‘The Best’ zgjodha Manen, sepse ai është një lojtar që më pëlqen. Mane kishte një vit të jashtëzakonshëm, i cili ashtu rezultoi edhe për Liverpoolin. E përsëris, kishte shumë futbollistë të mirë në këtë sezon, prandaj zgjedhja ishte e vështirë”, citohet të ketë thënë Messi./Gazeta Sinjali/