image Linjat e anuluara, stacioni i autobusëve në Pejë i zbrazur

Kosovë

Siguri/ Linjat e anuluara, stacioni i autobusëve në Pejë i zbrazur

news image

Stacioni i autobusëve në Pejë është parë pa as një njeri pas vendimit që u mor nga qeveria për anulimin e linjave tokësore.

Qytetarët janë duke respektuar maksimalisht udhëzimet e Qeverisë së Kosovës të cilët po qëndrojnë nëpër shtëpi, në mënyrë që të mbajnë sa më larg mundësinë e infektimit me koronavirus.

Tashmë në vend janë pesë raste të konfirmuara me COVID-19, por që mundësia për t’u rritur numri është ende prezente.

Linjat e autobusëve janë jashtë funksionit në të gjitha qytetet, qeveria ka udhëzuar gjithashtu që sipas mundësive punëtorët të mund të zhvillojnë veprimtarinë e tyre në shtëpi, kush ka mundësi.

Ndërsa në qytetin e Pejës përpos që është mbuluar nga qetësia në qendër, njësoj është edhe tek Stacioni i Autobusëve./ Gazeta Sinjali/