image Lindita Nikolla zgjedhet kryetare e Kuvendit të Shqipërisë

Shqipëri

Lindita Nikolla zgjedhet kryetare e Kuvendit të Shqipërisë

news image

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë zgjedhur Lindita Nikollën kryetare të këtij institucioni, transmeton Gazeta Sinjali.

Ajo ka marrë 79 pro dhe 4 kundër. Në votim kanë marrë pjesë 137 deputetë, kurse nuk morën pjesë 3 deputetë.

Në momentin kur po votohej për Lindita Nikollën në postin e kryetares së parlamentit, opozita ka grisur fletët e votimit në shenjë proteste dhe për të evituar rrjedhjen e votave, ndërsa Sali Berisha i përjashtuar tashmë nga grupi i PD-së u largua nga salla dhe nuk mori pjesë në votim.

Por ndryshe kanë vepruar aleatët e tjerë të demokratëve. Kreu i PBDNJ Vangjel Dule ka zgjedhur të ushtrojë të drejtën e votës, ndërkohë që diçka e tillë u vu re edhe nga Monika Kryemadhi, Flamur Çela dhe Erisa Xhixho të LSI-së.

Ndërkohë LSI ka sqaruar se 4 votat e deputetëve të saj kanë qenë kundër zgjedhjes së Lindita Nikollës Kryetare Kuvendi.

Ndërkohë, Edi Rama gjatë votimit të tij me një akt demonstrativ ka zgjedhur të mbledhë votat e grisura nga opozita, duke ia dorëzuar deputetit të PD-së Belind Këlliç. /Gazeta Sinjali/