image ​Deputetët e PD-së grisin fletat e votimit, Rama i mbledh ato

Shqipëri

​Deputetët e PD-së grisin fletat e votimit, Rama i mbledh ato

news image

Në Kuvendin e Shqipërisë po votohet në mënyrë të fshehtë propozimi i Lindita Nikollës si kryetare të atij institucioni. Mirëpo, ky votim nuk ka kaluar pa incidente të shkaktuara nga ana e opozitës, transmeton Gazeta Sinjali.

Deputetët e Partisë Demokratike kanë zgjedhur të grisin fletën e votimit, ndërkohë që një qëndrim i tillë nuk pasqyrohet tek disa nga aleatët opozitarë.  

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ka zgjedhur të ushtrojë të drejtën e votës, ndërkohë që diçka e tillë u vu re edhe nga Monika Kryemadhi, Flamur Çela dhe Erisa Xhixho të LSI-së.

Ndërkohë, Edi Rama në momentin që i erdhi radha për të votuar, fillimisht mblodhi të gjitha fletat e votimit të grisura nga deputetët e PD-së dhe i vendosi në një qese, duke i marrë me vete tek ulësja e tij në sallë.

Aty reaguan deputetët e PD-së, ndërsa, Rama u detyrua që qesen me fletat e grisura t’ia dorëzojë komisionit vlerësues.

/Gazeta Sinjali/