image Rama pas koncertit të Kanye West: 80 kombësi u bashkuan në Tiranë, ndikim pozitiv në turizëm dhe ekonomi

Bota e Yjeve

Rama pas koncertit të Kanye West: 80 kombësi u bashkuan në Tiranë, ndikim pozitiv në turizëm dhe ekonomi

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas koncertit të artistit amerikan Kanye West, i cili u mbajt mbrëmjen e së shtunës në Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama publikoi një videokartolinë nga atmosfera e koncertit, duke e cilësuar ngjarjen si një investim të rëndësishëm për promovimin turistik të Shqipërisë dhe për ekonominë e kryeqytetit.

“Mirëmëngjes, dhe me videokartolinën e një mbrëmjeje magjike të Tiranës, ku dje 80 kombësi u bënë bashkë në koncertin kult të Kanye West, një investim i shkëlqyer jo thjesht për imazhin e Shqipërisë Turistike, po edhe për impaktin pozitiv në ekonominë e kryeqytetit, ju uroj një të diel të bukur”, shkroi Rama.

Sipas kryeministrit, koncerti mblodhi në Tiranë vizitorë nga 80 kombësi të ndryshme, duke kontribuar në promovimin ndërkombëtar të vendit dhe në rritjen e aktivitetit ekonomik në kryeqytet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/