image Lindin dy fshonje afgane në bazën ajrore amerikane në Gjermani, nuk dihet për shtetësinë që do të marrin foshnjat

Botë

Lindin dy fshonje afgane në bazën ajrore amerikane në Gjermani, nuk dihet për shtetësinë që do të marrin foshnjat

news image

Përveç një foshnje e lindur në një aeroplan evakuimi C-17, në Afganistan, dy foshnje të tjera afgane linden menjëher pasi u ulën në Bazën Ajrore të Ramstein në Gjermani, njoftoi sekretari i shtypit të Pentagonit, John Kirby.

Kirby bërë të ditur edhe për gjendjen shëndetësore të foshnjeve dhe nënave, duke thënë se ata janë në gjendje të mirë.

“Më thanë që nënat, baballarët dhe foshnjat janë të gjithë mirë dhe të shëndetshëm dhe të gjithë duken mirë atje, dhe nëse mund të marrim më shumë informacion mbi këtë, do të jem në gjendje ta siguroj atë pak më vonë”, tha Kirby.

Ai gjithashtu shtoi se nuk e dinte nëse foshnjat e lindura në bazën ajrore amerikane konsideroheshin qytetarë amerikanë, afganë apo gjerman, raporton cnn, transmeton Gazeta Sinjali

Gjatë një konference për shtyp, komandanti i Komandës së Transportit të SHBA, gjeneral Steve Lyons, u tha gazetarëve se të paktën tre foshnje kanë lindur gjatë operacioneve të evakuimit nga Afganistani.

C-17 ku lindi foshnja u ul në Bazën Ajrore Ramstein nga Doha, Katar. Ndryshe, baza është shfaqur si një pikë kryesore tranziti për të evakuuarit nga Afganistani. /GazetaSinjali/