Mediat shtetërore kineze kanë publikuar pamjet nga një spital në provincën Hubei që raportojnë lindjen e një gruaje kineze, 28-vjeç, që dyshohet se ishte e infektuar me koronavirus.
Siç tregon video, foshnja është marrë për testime të mëtejshme pas lindjes.
Videoja tregon katër mjekë me kostume mbrojtëse, dhe është pothuajse e sigurt që gruaja është infektuar me koronavirus që filloi të përhapet nga qyteti i Wuhan.
Koronavirusi deri më tani ka vrarë zyrtarisht 81 njerëz dhe ka infektuar mijëra të tjerë./Gazeta Sinjali/