image Limaj: Po të ishte LVV në vendin tonë do ta kallte KQZ-në

Politikë

Limaj: Po të ishte LVV në vendin tonë do ta kallte KQZ-në

news image

Fatmir Limaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, ka thënë se sikur Vetëvendosje të kishte problemin sikur Nisma me votat e ardhura nga Serbia, “do ta kallte KQZ-në”.

Në Rubikon të KTV-së, Limaj ka thënë se “ata që po heshtin sot, po e bëjnë për shkak që të përfitojnë ulëset në Kuvend”.

“T’i kishte ndodhur kjo Vetëvendosjes, do ta kishin kallur KQZ-në deri tani. Ata po heshtin, nuk është e vështirë të dihet, Vetëvendosje ka heshtur në votat e serbëve, dhe po vazhdon të heshtë”, tha ai. /Gazeta Sinjali/