image Limaj: Njësia Speciale është dashur të vendoset pas bllokadave në veri, jo para

Politikë

Limaj: Njësia Speciale është dashur të vendoset pas bllokadave në veri, jo para

news image

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për zhvillimet e fundit në veri të vendit, pas vendosjes së reciprocitetit për targat e automjeteve të Serbisë nga ana e Kosovës.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës veprimin e fundit që është dashur ta bëjë, e ka bërë të parën dhe se sipas tij, reciprociteti për targat është marrëveshje e skaduar.

“Policia Speciale është dashur të angazhohet pas bllokadës. Ajo ka mandat të qartë, pasi është mekanizmi ynë më i lartë i sigurisë, përveç FSK-së. Sot Policia jonë Speciale kalon nëpër barrikada dhe bëhet ndërrimi. Njësia Speciale nuk është atje për të qëndruar me javë”, u shpreh Limaj në T7./Gazeta Sinjali/