Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vlerësuar se shteti është duke u rrënuar për shkak të vendimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Limaj ka folur në një konferencë për media, duke akuzuar Qeverinë Kurti se janë duke bërë veprime eksperimentale.
Ai shtoi se shteti ka marrë një drejtim të gabuar në shumë skandale. Sfidat që po e rendojnë jetën e qytetarëve dhe rreziku është për t’ia huqur drejtimin këtij shtetit.
“Kemi nevojë për angazhimin e përbashkët. Aktualisht, shteti i Kosovës po ballafaqohet me sfida të mëdha dhe në këto vite po drejtohet nga njerëz që fatkeqësisht po bëjnë eksperimente në shtetin e tyre”, tha Fatmir Limaj.
Kryetari i i Nismës, tha se shteti dita-ditës po rrënohet e çmontohet nga ato që e kemi ndërtuar për 20 vjet.
“Nëse e lejojmë këtë, shumë shpejt shteti e nënkupton individin dhe e dini ju çfarë nënkupton kur shteti si funksionon që ka elemente diktatoriale”, tha Limaj.